Flash News

KRYESORE

Ngecja e reformave, zyrtarja e lartë europiane takim me Ramën para vendimit për negociatat

Ngecja e reformave, zyrtarja e lartë europiane takim me Ramën para

Ngecja e reformave në prag të vendimit për hapjen e negociatave ka sjellë në Shqipëri drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Calavera Ruiz që ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, e shoqeruar edhe nga Luigi Soreca.

Diskutimi mes tyre është përqendruar në përparimin e Reformës në drejtësi dhe në prioritete të tjera kryesore, duke marrë parasysh Raportin e KE-së në Shqipëri, ndërsa nuk jepen detaje nëse është diskutuar për krizën politike.

“Dita e parë e drejtoreshës së Ballkanit Perëndimor @ CalaveraRuiz në Tiranë. Diskutim i rëndësishëm me Kryeministrin Edi Rama në lidhje me përparimin e reformës së drejtësisë dhe prioriteteve të tjera kryesore, duke marrë parasysh Raportin e Komisionit Evropian në #Albania. # EU4Albania”, shkruhet në faqen zyrtare, në Twitter të delegacionit të Bashkimit Europian, në Shqipëri.

Kriza politike do te sjelle ne Tirane, Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike dhe Jonathan Moore, drejtori për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, qe do zhvillojne takime me zyrtare te larte.

Të fundit