Flash News

KRYESORE

Ngeli e izoluar në Bali për shkak të pandemisë, humb jetën blogerja 18-vjeçare

Blogerja e njohur ruse Anastasia Tropitsel ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Bali, ku kishte ngelur e izoluar për shkak të pandemisë globale të COVID-19. Blogerja ka bërë aksident me motor dhe ka pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe nuk ka mundur të mbijetojë. I dashuri i saj, Viktor Maydanovich udhëtonte me një motor tjetër përkrah saj. 30-vjeçari tha se Anastasia po ecte me 100 km/h dhe humbi kontrollin, duke u përplasur me një gardh. Anastasia ndodhej në Bali, pasi kishte shkuar atje për punën e saj me Instagramin dhe kishte mbetur atje si pasojë e mbylljes së kufijëve nga pandemia. Ka nisur punë si blogere që në moshën 12-vjeçare dhe kur ishte vetëm 15-vjeçe ajo u bë milionere.

Të fundit