Flash News

KRYESORE

“Ngërç mes opozitës?” Ish-deputetja sqaron marrëdheniet: Çdo parti bën lëvizjet e veta politike

“Ngërç mes opozitës?” Ish-deputetja sqaron

Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi nga studio e ‘Opinion’ ka folur për qëndrimin e demokratëve për 13 tetorin.

Duke komentuar deklaratën e PD, lidhur me zgjedhjet Çupi tha se është në vazhdën e qëndrimit të vazhdueshëm për zgjedhje të lira dhe me standarde.

“Është datë në fuqi, datë që duhet të ekzekutohet dhe institucionet të marrin përgjegjësitë. Dekreti i Presidentit brenda Kushtetutës. Kemi një neglizhencë, një shpërdorim detyre nga KQZ që nuk merr asnjë masë në respekt të afateve.

Këtu konstistonte dhe deklarata e fundit e PD. Është në vazhdën e qëndrimit që ka mbajtur PD në mënyrë të vazhdueshme. Jemi në një situatë të jashtëzakonshme, në një situatë jonormale, në një ngërç të pandodhur në 30 vite demokraci. Çdo deklaratë e PD, çdo qëndrim i zotit Basha konsiston në kthimi e normalitetit të vendit.

Ne duhet t’i qëndrojmë asaj që deklarojmë. T’i qëndrojmë parimi demokratik, një vend duhet të ketë zgjedhje të lira, nuk duhet të ketë deformim të procesit zgjedhor. Janë të rëndësishme standardet. Ne i qëndrojmë konsekuent këtij parimi. Ne kemi hequr dorë nga çdo funksion shtetëror që ka pasur opozita, kemi hequr dorë nga parlamenti, që do të thotë ne jemi me parimin, jemi me standardin”, theksoi Çupi.

Duke u ndalur te ajo që komentohet se ka një konflikt brenda PD-së, Çupi thotë se nuk është e vërtetë.

“Nuk ka asnjë problematikë brenda koalicionit opozitar. Të gjithë aleatët e PD-së kanë qenë në një krahë. I kemi qëndruar parimit për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Janë të gjitha palët bashkërisht por duhet të kemi parasysh që çdo opozitë ka detyrimet e veta. Nuk ka asnjë hatërmbetje asnjë ngërç por sigurisht që çdo parti brenda opozitës bën lëvizjet e veta politike. PD e gatshme të marrë pjesë në zgjedhje me standarde. Është forca që ka shumicën. Është e gatshme, e strukturuar, ka një platformë të bashkëqeverisjes. Është një parti që do të jetë në qeverisje. Por vendit i duhen zgjedhje të padeformuara dhe të zhdukë imazhin që në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira”, deklaroi Çupi.

 

 

Të fundit