Flash News

KRYESORE

Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese/ Meta dekretoi Xhaferllarin, reagon Arta Vorpsi: Ta zgjidhin institucionet!

Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese/ Meta dekretoi

Pas dekretimit të Marsida Xhaferllarit si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese ka reaguar Arta Vorpsi. Pas votimit në kuvend, Vorpsi u zgjodh automatikisht para dy ditësh si anëtare e Kushtetueses.

Në një reagim për A2 ka Vorpsi shprehet:

“Sapo e mora vesh nga ju për dekretin e Presidentit. Nuk kam koment.”

E pyetur nga A2 nëse ndjehej gjyqtare e Kushtetueses, ajo u përgjigj:

 “Unë e ndjej veten anëtare të Gjykatës Kushtetuese që ditën që Presidentit i skadoi afati. Nuk do e ndjek këtë çështje, i takon institucioneve ta zgjidhin”.

Presidenti Meta ka lajmëruar në orën 20:00 një konferencë për mediat. Siç pritet në diskutim do të jetë ngërçi i krijuar me emërimin e anëtareve për Gjykatën Kushtetuese.

Të fundit