Flash News

KRYESORE

Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese, zëdhënësi i Presidentit ‘thumbon’ Koçijançiç: E keqpërdorur nga Rilindja për lajme dite

Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç përmes një deklarate për shtyp ka reaguar në lidhje me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese në vendin tonë. Në një deklaratë për Euronews Albania, Koçijançiç tha se nëse brenda Shqipërisë nuk ka dakordësi, të merret opinioni i Komisionit të Venecias.

‘Në mungesë të një Gjykate Kushtetuese funksionale që mund të vendosë mbi këtë interpretim të papajtueshëm, rekursi për një mendim të Komisionit të Venecias duket si një zgjidhje efektive për ta trajtuar këtë situatë si një çështje me përparësi’”, tha ndër të tjera Koçijançiç.

Reagimit të saj i është përgjigjur zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi me një shënim në Facëbook.

“Maja të lexojë Kushtetutën në shqip dhe të mos keqpërdoret nga Rilindja për lajme dite”, shkruan Blushi.

 

Të fundit