Flash News

KRYESORE

Ngërçi në Këshillin Politik, OSBE-ODIHR: Jemi të gatshëm të ofrojmë një ndihmë konkrete

Ngërçi në Këshillin Politik, OSBE-ODIHR: Jemi të

Mazhoranca dhe opozita nuk po gjejnë dot dakordësinë për formulën e koalicioneve dhe mënyrën e hapjes së listave, të cilat janë kthyer në arsye për "sherrin e ri" mes palëve.

Në mbledhjen e Këshillit Politik opozita jashtëparlamentare kërkoi që të merrej mendimi i OSBE-ODIHR ludhur me këto çështje, por kjo u refuzua nga përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri me arsyetimin se zvarritet procesi.

Zyra e OSBE-ODIHR në Varshavë për "News 24" është shprehur e gatshme të vazhdojë të mbështesë Këshillin Politik dhe të shohë detajet sesi mund të ofrojë ndihmë konkrete.

“Siç e dini, ODIHR mbështeti punën e Komisionit Parlamentar Ad Hoc dhe Këshillit Politik këtë verë para se të miratoheshin ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbështesim Këshillin dhe të shohim përpara për të marrë detaje nga zhvillimet e punimeve në Këshill, mbi aktivitetet e tij dhe se si mund të ofrojmë një ndihmë konkrete”.

Të fundit