Flash News

KRYESORE

Ngërçi për Gjykatën Kushtetuese, Soreca apel politikës: Lini mënjanë debatet dhe ngrini një institucion të besueshëm

Ngërçi për Gjykatën Kushtetuese, Soreca apel

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka apeluar klasën politike shqiptare që të lënë mënjanë debatet dhe të dialogojnë lidhur me ngërçin e krijuar për emërimin e gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

I pranishëm në aktivitetin për hapjen e “Shkollës së Integrimit Europian”, Soreca inkurajoi politikën shqiptare edhe për zbatimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi.

“Institucionet duhet të lënë mënjanë debatet dhe të ngrenë një institucion të besueshëm të Gjykatës Kushtetuese. Sa i takon Reformës Zgjedhore, ne inkurajomë partitë politike që të kenë suksese. Të përmbyllet sa më shpejt kjo paketë. Politika e mirë, kompromisi dhe dija janë dy elementë të kësaj. Shqiptarët duan rezultate konkrete. Ju mund të jeni ata që mund të ndryshoni jetën e shqiptarëve”, u shpreh Soreca, ndërsa u ndal edhe te procesi i negociatave të Shqipërisë në BE.

“Mos-çelja e negociatave, nuk ishte një vendim, por shtyrje e vendimit, jo vendim unanim, por vendim për t’u kthyer pas në  një reflektim. Angazhimi ynë në raport me Shqipërinë mbetet i pandryshuar”, tha ambasadori.

Të fundit