Flash News

KRYESORE

Ngërçi për krijimin e qeverisë në Kosovë, ambasadori amerikan takon drejtuesit e LDK-së

Ngërçi për krijimin e qeverisë në Kosovë,

Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Përveç kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, ishte i pranishëm edhe nënkryetarët Agim Veliu e Vjosa Osmani si dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti.

Mediat kosovare raportojnë se takimi ka pasur në fokus zhvillimet e fundit politike, pasi LDK-ja dhe VV-ja  nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për krijimin e qeverisë së re.

Pas takimit, nuk ka pasur një prononcim për mediat nga ana e ambasadorit amerikan.

Kujtojmë se po sot presidenti Hashim Thaçi i dërgoi një ftesë të tretë Albin Kurtit, pas dy refuzimeve të mëparshme, ndërsa e ftoi në takim nesër në orën 10: 00.

Të fundit