“Ngërçi për Kushtetuesen, në Venecia”, presidenca i përgjigjet ambasadës: Mjaft me “Rule of Embassy”, koha për “Rule of Law”

Vjen reagimi i menjëhershmëm i presidencës ndaj propozimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, se ngërçi për Gjykatën Kushtetuese duhet dërguar për zgjidhje në Komisionin e Venecias.

Në një reagim në rrjetet sociale, zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi shkruan se “tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës”.

“Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.
Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtësi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.
Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik.
Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë!
Rruga e Kavajës të çon në Kavajë!
Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!”, shkruan Blushi.

SHBA ofron zgjidhjen për ngërçin mbi Gjykatën Kushtetuese: Dërgojeni çështjen në Komisionin e Venecias