Flash News

KRYESORE

Ngërci për Lleshin, Astrit Patozi: Meta ka shkelur Kushtetutën, Ramës po i kthehet bumerangu. Kokat hëngshin

Ngërci për Lleshin, Astrit Patozi: Meta ka shkelur Kushtetutën,

Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi ka deklaruar në studion e “Mbrëmje në ABC News” se presidenti Ilir Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën me vendimin për të mosdekretuar Sandër Lleshin në postin e ministrit të Brendshëm.

“Përplasja Rama -Meta për mosdekretimin e Lleshit është anormale. E shëmtuar që njëra palë pranon Ramën dhe tjetra Metën. Në ka një moment kur çdo njeri duhet të largohet nga Rama e Meta është ky. Është turpi i Republikës. Meta ka shkelur rëndë kushtetutën, por nuk ka kushtetutë fare”.

Sipas tij, Ramës iu kthye në boomerang nisur nga fakti i zgjedhjes së Presidentit, të cilën Patozi e konsideorn një farsë.

“Nuk është fare pa faj Rama, i cili po korr atë që ka mbjellë vetë, se kam thënë atëherë që kjo është farsë, zgjedhja e presidentit. U konsiderua si kafaz ku mund të mbyllej kundërshtari politik pasi ke prerë thonjtë .Kjo u kthye në bumerang. Është rënia e shtetit”.

Ajo që bëri Meta, thekson Patozi është ikje nga principi:  “Me qetësi e dashuri” dhe shenjë e qartë nervozizmi. Sipas tij, Meta do protagonizëm politik.

“Ajo që bëri Meta është ikje nga principi:  me qetësi e dashuri, ishte shenjë e qartë nervozizmi. Një lojtar i politikës që nuk pajtohet me rolin sekondar që i kanë caktuar. Më zbavit ideja se dy kundërshtarët e  mi politikë po zihen me njëri- tjetrin dhe kokat hëngshin, por si qytetar nuk me lejohet të them këtë, mund të kenë debate, po jo të zihen me thelbin e shtetit. Meta do protagonizëm politik, por Ilir Meta ka një problem, që nuk mund të bëjë udhëheqësin e opozitës kur është President dhe kryetari i opozitës po bën Presidentin”.

Të fundit