Flash News

KRYESORE

Ngërçi për qeverinë e re, Euronews: Kosova mund të hyjë sërish në zgjedhje vitin tjetër

Ngërçi për qeverinë e re, Euronews: Kosova mund të

Euronews i ka kushtuar një artikull Kosovës, lidhur me ngërçin e krijuar nga partitë politike, të cilat nuk po bien dakord për presidentin apo qeverinë e re.

“Deputetët u ulën për diskutim për herë të parë këtë javë që nga zgjedhjet në tetor, por nuk arritën asgjë. Partitë fituese nga zgjedhjet nuk kanë arritur ende një marrëveshje për  kandidatin që do të bëhet  presidenti i ardhshëm i Kosovës.

Sipas kësaj situate Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të kenë në plan të krijojnë një koalicion qeverisës. Dhe, nëse situata vazhdon me ngërç, në Kosovë mund të zhvillohen sërish zgjedhje vitin që vjen.

Zgjedhjet e parakohshme në tetor u zhvilluan pas dorëheqjes të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u thirr për të dëshmuar në gjykatën e Hagës.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008, por Beogradi nuk e njohu. Përderisa nuk ka ende një marrëveshje për një president të ri, Hashim Thaçi, ka një mandat deri në vitin 2021.

Edhe pse Haradinaj dha dorëheqjen në korrik të këtij viti, ai zyrtarisht mbetet kryeministri në detyrë i vendit deri në një emërim të dytë”, shkruan Euronews.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=AgXeHhWmhDI&feature=emb_logo

Të fundit