Flash News

KRYESORE

Ngërçi politik, Meta apel nga Durrësi: Secili të reflektojë, jo hapa pas për shkak të kokëfortësisë

Ngërçi politik, Meta apel nga Durrësi: Secili të

Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga Durrësi krizën politike që ka përfshirë vendin prej dy muajsh.

Ndërsa ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të rezistencës ndaj pushtimit italian, te busti i Mujo Ulqinakut, Meta u ka bërë thirrje palëve që të reflektojnë për gjetjen e zgjidhjes dhe për të dalë nga kriza, që sipas tij rrezikon të dëmtojë arritjet e deritanishme që pas vitit 1997.

“Unë besoj vetëm te dialogu i përgjegjshëm dhe zgjidhja politike. Duhet dialog real për të vendosur normalitetin kushtetues dhe jo të bëjmë hapa pas por shkak të kokëfortësisë. Të dyja palët duhet të gjejnë hapësira për zgjidhjet, pra secili duhet të reflektojë sepse është detyra e tyre të tregojnë vullnet real për dialog. Që pas ’97-ës, vendi ka bërë përparime të rëndësishme, përparimet e këtyre viteve nuk duhet të shkojnë dëm”, u shpreh Meta.

Të fundit