Flash News

KRYESORE

“Ngjan si një garë me pengesa”, Donald Tusk flet për sfidën e Shqipërisë drejt BE (Një batutë për shqiptarët)

“Ngjan si një garë me pengesa”, Donald Tusk flet për

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk e ka nisur turin e tij ballkanik, me ndalesën e parë në Tiranë.

Sot në mesditë, Tusk u prit me një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama dhe në orën 13.15 u shfaqën në një konferencë të përbashkët, ku folën për sfidat që presin Shqipërinë pas rekomandimit pozitiv që KE i dha Shqipërisë pak ditë më parë për çeljen e negociatave.

Sipas Tusk, procesi është i ndërlikuar dhe vendi ka shumë punë për të bërë. Ai veçoi si një nga sfidat më të mëdha bindjen e shteteve skeptike në BE për anëtarësimin e vendit.

“Negociatat për anëtarësim me BE nuk janë të lehta, por mund t’ju them se s’ia vlen çdo përpjekje. Kur vendi im nisi bisedime të ngjashme, e dinim se çdo gjë duhet të ndryshonte në Poloni, por ëndrra jonë u bë realitet. Është ëndrra ime që Shqipëria të ndjekë të njëjtën rrugë si vendi im.

S’kam dyshim se ju do ta bëni këtë, është në interesin evropian që Ballkani të jetë i integruar në BE.

S’do ndodhë brenda natës, do keni përpara shumë sfida e punë të madhe, duke nisur në sigurimin e së drejtës, reformat e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit. Një tjetër sfidë është që të binden të gjitha shtete anëtare të BE në qershor për të nisur negociatat. Do të ngjajë me një garë më pengesa dhe jo me një autostradë. BE dhe Ballkani Perëndimor e kanë vendin së bashku. Mund të mbështetin te unë në këtë proces të ndërlikuar”, u shpreh Tusk, ndërsa e mbylli fjalën e tij me një batutë për shqiptarët, kur vlerësoi pozitivisht një nga virtytet e kombit, toleranca fetare.

“Jeni më evropian ju këtu se sa disa evropian të BE”, u shpreh Tusk në mbyllje të fjalës së tij.

Të fundit