Flash News

KRYESORE

Ngjarja e 18 shtatorit në Elbasan, policia arreston "të pafuqishmin", "të fortët" i shmangen drejtësisë

Ngjarja e 18 shtatorit në Elbasan, policia arreston "të

Ngjarja e 18- shtatorit në Elbasan bëri bujë dhe ngjalli reagime të shumta. Mirëpo, edhe sot, kur tashmë dihet se cilët janë autorët e ngjarjes, akoma nuk janë vënë në pranga përgjegjësit, por është arrestuar roja, e i cili akuzohet se ka kundërshtuar urdhërin e Punonjësit të Policisë duke mos lejuar hapjen e derës së tregut.

Bëhet fjalë për Valmir Dedjn, 44-vjeçarin nga Elbasani. Edhe njëherë kuptojmë fuqinë që kanë “të fortët” dhe dënimin nga shteti të qytetarëve "të pafuqushëm". Siç duket dhe në videon e mëposhtme, policia ka patur mjaftueshëm kohë për t'u futur në treg dhe për të ndjekur makinën, por në fakt nuk e ka ndërmarrë një veprim të tillë. 

Si rrodhi ngjarja:

Policia e Elbasanit gjatë një operacioni për verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara, në automjetin me targa  AA  040 OJ, me një vlerë rreth  100.000 Euro, personit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim të dokumentacionit.

 Në momentin që mjeti po shoqërohej nga grupi  Shqiponjat dhe nga një Patrullë Policie, një mjet tip "Audi" vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve  të policisë dhe godet mjetin e Policisë  me targa  MB 002 AA . Më pas mjeti që goditi  mjetin e Policisë u fut në Tregun Ushqimor. Mjeti tip Audi ishte  i blinduar. Në mbështetje të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë shkuar Renea dhe FNSH.

Policia ka  bërë shoqërimin e disa personave që kanë qenë në ambientet  e  Tregut Ushqimor. Nga Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  në bashkëpunim me Prokurorinë  e Krimeve  të  Rënda u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasit Valmir Dedja, 44 vjeç banues në Elbasan.

 Arrestimi i tij, u bë pasi duke qenë me detyrë roje i tregut Agro – Ushqimor, ka kundërshtuar urdhërin e Punonjësit të Policisë duke mos lejuar hapjen e derës së tregut.

 Ndaj tij materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik kryer në bashkëpunim" "Mosbindja  ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Përkrahja  e  autorit  të  krimit"  parashikuar nga neni 236, 242, 302  të  Kodit Penal.

 

Të fundit