Flash News

KRYESORE

Ngjarja e Kavajës, deputeti i PD: Mos u merrni me Elisën dhe Carlon, paguhen mirë për t’u përdorur

Publikimi i identitetit të prindërve të 13-vjeçares së abuzuar seksualisht në Kavajë në profilin e ‘facebook’ të kryeministrit Rama nga zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali shkaktoi një furi reagimesh të ashpra ndaj tyre.

Ata vazhdojnë të jenë në qendër të kritikave, ndonëse përpiqen të mbrohen duke sulmuar mediat.

Nënkryetari i PD, deputeti Edi Paloka i ironizon, duke u kujtuar edhe raste të tjera si ai i Xhisiela Malokut, apo kandidatin për bashkinë e Tiranës.

Postimi i plotë:

Mos u merrni me Elisen, ajo eshte vete e perdhunuar nga kryeperdhunuesi qe riperdhunon viktimat publikisht sa here eshte ai apo “rilindasit” e tij nen akuze.

E harruat Xhiselen qe e nxirrnin nga nje studio ne tjetren per te thene qe i pelqente te digjej me cigare per inat te opozites...

Po te ktheheni me shume ne kohe, atehere kur kandidati per bashkine e Tiranes akuzohej se i kishte shkaktuar fatkeqesi dhe vete familjes se tij dhe ish-bashkeshortes, kryeperdhunuesi nxorri ne media dhe nenen e saj per te deklaruar publikisht se ata e “donin shume Edin”...

E pra kryeperdhunuesi e riperdhunuesi eshte nje , gjithe te tjeret rreth tij ose jane viktima ose te keqperdorur si elisa apo carlo( pervec faktit qe keta te fundit paguhen mire per tu perdorur)

Të fundit