Flash News

KRYESORE

Ngjarja e lidhur me vrasjen e Kastriot Reçit? Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj zbardh detaje nga atentati me eksploziv te ‘Vasil Shanto’

Ngjarja e lidhur me vrasjen e Kastriot Reçit? Drejtori i Policisë

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, në një prononcim për mediat pas shpërthimit të sotëm në “Vasil Shanto” ka konfirmuar se kjo ishte një tentativë për të ekzekutuar Preng Gjinin, i vëllai i Armando Gjinit, i njohur ndryshe si ushtari i Met Kananit.

Jaupaj sqaroi se ngjarja e sotme ishte vazhdimi i një hakmarrje në të cilin është përfshirë familja e të plagosurit, Preng Gjini.

"Bëj me dije së në orën 19:00 sapo mjeti me drejtues Preng Gjinin është futur në urë ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse. Është ngritur një grup hetimor, për verifikimin e mëtejshëm të kësaj çështje, ndërkohë që po bashkëpunohetme një tjetër grup hetimor në rrethe.

Aktualisht një grup specialistësh të xhenios po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese dhe njëherësh kemi ngritur edhe pistat e hetimit pse ka ndodhur ngjarja. Natyrisht nuk dua të zbuloj detaje nga ngjarja për shkak të sekretit hetimor", u shpreh Jaupaj.

I pyetur nëse ka lidhje ngjarja me vrasjen e Kastirot Reçit, Jaupaj nuk ka dhënë detaje të mëtejshme, duke shtuar se kjo është pjesë e sekretit hetimor, dhe se kjo ishte thjesht një deklaratë paraprake.

"Kjo ishte nje deklaratë paraprake, nuk mund të zbulojë më tepër detaje. Më vonë do të ketë prenoncime të tjera", ka thënë ndër të tjera Jaupaj.

Mirëpo, kush është Kastirot Reçi? 47-vjeçari, Reçi i ekzekutuar në fillim të janarit në Rrëshen, ishte një biznesmen i njohur dhe ish-pronar i një televizioni lokal në Lezhë.

Dy familjet, Reçi dhe Gjini, të njohura si familjet më me influencë në qytetin e Rrëshenit, kanë pasur përplasje të herë-pas-hershme, duke eliminuar pjesëtarë të njëri-tjetrit për pazare droge, kryesisht në tregun e huaj.

Nuk dihet nëse vetë Prend Gjini është person me rekorde të mëparshme kriminale. Nga të dhënat e derimëtanishme, mësohet se pjestarë të familjes Gjini të përfshira në grupe të strukturuara kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike, i kanë rekordet e tyre në Turqi, por edhe në qytete të tjera evropiane, vende në të cilat ushtronin aktivitetin e tyre, dhe jo në Shqipëri, ndërkaq policia po heton rreth këtij fakti.

Lexo edhe: https://politiko.al/5-vrasje-qe-nga-2016-ta-saga-e-ekzekutimeve-mafioze-mes-familjeve-reci-dhe-gjini-qe-nga-ish-kreu-i-oshee-te-kastriot-reci/?

Të fundit