Flash News

KRYESORE

Ngjarja e rëndë në kombinat, reagojnë ‘Dëshmitarët e Jehovait’: Nuk ishin pjesë e organizatës tonë! E çmojmë jetën

Lajmi mbrëmjen e djeshme për vetëflijimin e 3 anëtarëve të një familje në Tiranë, 2 nga të cilat  kishin ndërruar jetë, ka tronditur mbarë opinionin publik. Ajo çka e bënte edhe më dramatike situatën është mënyra e zgjedhur për t’u vetëflijuar, përmes refuzimit të ushqimit dhe izolimit brenda mureve të shtëpisë për një kohë të gjatë (mure këto të cilat mbajtën në brendësi për 15 muaj kufomën e 30-vjeçares Anisa Josifi, dhe disa ditësh kufomën e të ëmës së saj Zhaneta Josifi 56-vjeçe).

Ndërsa personazhet e këtij filmi horror, ironikisht pjesë e jetës reale, dyshohej të ishin anëtarë të sektit të deshmitarëve të Jehovait,  zëdhënësi për media i kësaj organizate Arben Lubonja e ka mohuar një gjë të tillë.

Në një reagim për media, Lubonja shprehet se gruaja dhe dy vajzat nuk janë shoqëruar asnjëherë me Dëshmitarët e Jehovait dhe se përpjekjet për të lidhur këtë ngjarje apo çdo element te saj me besmin e Dëshmitarve të Jehovait, janë krejtësisht të pabazë dhe madje fyese për besimin e tyre.

Të fundit