Flash News

KRYESORE

Ngjarja në Bularat, Mesila Doda: Të ndiqen penalisht shtetasit grekë, jo vetëm shpallja “non grata”

Ngjarja në Bularat, Mesila Doda: Të ndiqen penalisht shtetasit

Ish-deputetja Mesila Doda,  sekretare e Përgjithshme e PDIU-së, komentoi ngjarjet e Bularatit si edhe masat e marra nga Ministria e Brendshme ndaj shtetasve grekë. Doda, e ftuar në emisionin "Kjo Javë" me Nisida Tufën tha se përtej shpalljes së shtetasve non grata, ata duhet edhe të ishin ndjekur penalisht.

“ Mendoj që gjëja e parë që do të duhej të bëhej është që ata të mos futeshin fare në këtë vend. E kemi thënë edhe herë të tjera, sot ende ka persona të moshuar që kanë lindur në Camëri e nuk guxojnë të shkojnë edhe pse nuk paraqesin asnjë lloj rrezikshmërie” u shpreh Doda, ndërsa theksoi se sipas saj ceremonia e varrimit ishte pa sens të bëhej ashtu si u bë, përmes një ceremoniali.

Sa i përket reagimit të Athinës zyrtare për zhvillimet në Bularat, Doda u shpreh: " Nga njëra anë gjuha e Ezopit, gjuha me dy kuptime. Të drejtat e minoritetit, etj. Dhe po e thotë një shtet që nuk pranon asnjë minoritet duke thënë se është etnikisht i pastër, gjë e cila është shumë e rrezikshme. Dhe nga ana tjetër kemi një deklaratë të Cipras që nëse në fillim u shpreh i kujdesshëm, më pas foli për një zemërim të ligjshëm. Si mund të jetë i ligjshëm ky zemërim për një terrorist, ka marrë armën dhe ka qëlluar ndaj forcave të rendit". 

Më tej ajo shtoi se në asnjë vend të Botës nuk mund të mbahet heshtje në Parlament për një akt terrorist.

Të fundit