Flash News

KRYESORE

Ngjarja në ish-Bllok, Artan Hoxha: Janë ndaluar dy efektivë policie, njëri pjesë e grupit të Martinaj

Ngjarja në ish-Bllok, Artan Hoxha: Janë ndaluar dy efektivë

Gazetari Artan Hoxha, në një lidhje telefonike për Report Tv ka dhënë detaje të tjera rreth ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në ish-Bllok ku i vdekur ka mbetur një person.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, në polici janë shoqëruar dhe 2 punonjës policie, njëri prej të cilëve dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të Elvis Martinaj.

“Deri tani janë ndaluar dy pjestarë të forcave të policisë, efektiv i policisë së Durrësit dhe Lezhës. Të dy këta kanë qenë pjesë e skuadres operacionale më parë, që ka agjentë në mbulim. Janë ndaluar për motivin sepse njëri dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të Elvis Martinaj, dhe tjetri dyshohet se ka penguar policinë në ushtrimin e detyrës së saj. Të dy janë të dy me origjinë nga Tropoja. Njëri prej tyre është personi që ka shoqëruar nga vendi i ngjarjes drejt Traumës në spital. Dërgimi në spital ka bërë që të shpëtohet jeta e Martinaj”, ka treguar Hoxha.

Më tej ai ka dhënë detaje rreth autorit që ka qëlluar.

“Në vendngjarje ka qëlluar një autor i vetëm, është pjestar i forcave komando. Arma tjetër që dyshohet se është arma e viktimës është arma që është qëlluar vetëm një herë. Fisheku i dytë është gjetur në pistoletë. Konflikti ka qenë shumë i shkurtër. I vdekuri ka dëmtime në kokë.

Autori dyshohet se ka qëlluar jo më shumë se 10 herë dhe duket se qitjet e tij janë të një dore të stërvitur mirë, një qitës që e ka të perfeksionuar goditjen me armë, në kokë dhe në gjoks. Komando deri dje ka qenë në shërbim, sot është në kërkim. kur ka hyrë në lokal është goditur. Ka qenë Gaxha ai i cili ka nxjerrë armën. Në vendin e ngjarjes ka një vijë gjaku nga banaku te tualeti...”, dha detaje të tjera Hoxha.

Kujtojmë që nga konflikti i mbrëmshëm mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj me Laert Haton.

Foto/ Ky është Fabiol Gaxha, i mbetur i vrarë nga përplasja me armë në ish-Bllok

Foto/ Kush është Eljon Hato, i plagosuri në ish-Bllok që porositi tre vite më parë vrasjen e mjekut në Shkodër

Të fundit