KRYESORE

Ngjarja në Kombinat; gazetarja e kronikës tregon detaje rreth sektit që frekuentonte familja Josifi

Ngjarja në Kombinat; gazetarja e kronikës tregon detaje rreth sektit

Ngjarja tragjike e Kombinatit në të cilën Zhaneta e Anisa Josifi, humbën jetën pasi vendosën të vetëflijoheshin me mosushqyerje, duke shpresuar te “ringjallja”, ka tronditur opinionin publik. Megjithatë ka shumë detaje të cilat mbetën ende të pazbardhura.

Po ashtu, dyshime janë ngritur edhe mbi sektin fetar në të cilin vajzat bënin pjesë, ndërkohë që grupi hetimor dyshon se dy vajzat dhe nëna e tyre kanë qenë pjesë e një sekti të paregjistruar në Shqipëri.

Sipas të dhënave të deritanishme, është bërë e ditur se vajzat kishin frekuentuar për një periudhë “Dëshmitarët e Jehovait” dhe më pas “Kishën Ungjillore”. Por nëse të parët kishin mohuar faktin që ato të ishin pjesë e tyre, përfaqësuesit e Ungjillorëve, thanë se ato ishin shkëputur prej tyre që në vitin 2013. E ftuar në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala gjithashtu ka pohuar se dyshohet që vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar dhe me rituale të panjohura.

“Ka dyshime të forta që nëna dhe dy vajzat po ndiqnin një sekt që është i paregjistruar në vendin tonë. Të dhënat që janë gjetur në atë banesë flasin për një sekt që mendohet se kryen rituale, që nuk janë të njohura deri më tani në Shqipëri”, tha Lala.

Të fundit