Flash News

KRYESORE

Ngjarja në Letoni, Basha: Lajm tragjik, Zarife Hasanaj dëshmorja e dytë shqiptare

Ngjarja në Letoni, Basha: Lajm tragjik, Zarife Hasanaj dëshmorja e

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar një lajm tragjik, ngjarjen e sotme në Letoni, ku efektivja shqiptare Zarife Hasanaj humbi jetën si shkak i shpërthimit të minës.

“Me tronditje dhe dhimbje të thellë mësova lajmin tragjik për humbjen e jetës së efektives së Forcave tona të Armatosura Zarife Hasanaj gjatë angazhimit të saj në misionin e mbrojtjes kolektive të NATO-s në Letoni.

Në këto momente të rënda mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët dhe miqtë e Zarifes. Lutem po kështu për dy efektivët e tjerë, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj që mbetën të plagosur të jenë larg rrezikut për jetën dhe të kenë trajtim dhe shërim të shpejtë.

Me sakrificën e jetës së saj të re, Zarife Hasanaj është dëshmorja e dytë shqiptare e rënë në mision të mbrojtjes kolektive të Aleancës.

Duke ju uruar shërim të shpejtë dy efektivëve të plagosur, lutem që shpirti i efektives Hasanaj të prehet në paqe!”, shkruan Basha.

Të fundit