Flash News

KRYESORE

Ngjarja në Shëngjin, policia tregon kush ishte objektivi i sulmit

Ngjarja në Shëngjin, policia tregon kush ishte objektivi i sulmit

Në lidhje me ngjarjen e djeshme në  Shëngjin ku mbetën të plagosur dy persona, policia e Lezhës ka deklaruar për mediet se objektivi nuk ishin të dy personat e plagosur por vetëm njëri prej tyre, shtetasi me iniciale F.D.

Sipas policisë për këtë ngjarje janë shoqëruar në polici 18 persona  për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Shengjin ku mbeten të plagosur 2 persona, jashtë rrezikut për jeten, Policia e Lezhës ka kryer disa veprime hetimore për zbardhjen e autorësisë.

Nga tërësia e veprimeve dyshohet se objekt sulmi të ketë qenë shtetasi F.D, ndërsa shtetasi S.B. u plagos aksidentalisht, i gjendur rastësisht.

Për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes, janë shoqëruar 18 persona, janë këqyrur dhe administruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes.

Të mbështetur nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, është ushtruar kontroll në 7 banesa dhe ambiente. Vazhdon puna për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj ngjarje, si dhe për sqarimin e motiveve, fakteve dhe rrethanave.

Materialet iu referuan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativ” si dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake e municionit” parashikuar nga neni 79/dhe 22 dhe 278/4 të Kodit penal .

 

 

Të fundit