Flash News

KRYESORE

Ngjarja në Teksas, të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë të plagosur

Ngjarja në Teksas, të paktën 20 persona kanë humbur

Të paktën 20 persona janë vrarë në qendrën tregtare në Texas pas një sulmi të shtënash. Policia e qytetit të El Pasos është shprehur duke thënë se shumë janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur pas incidentit në "Cielo Vista Mall".

Gjithashtu, policia ka treguar se një burrë i dyshuar është ndaluar, pasi raportet e mëparshme shpreheshin se janë kapur tre persona.

Teksa policia bën thirrje të gjithë qytetarëve të El Paso-s të rrinë larg nga vendngjarja dhe të mos i afrohen zonës së rrethuar, po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Burimi: The Independent

Të fundit