Flash News

KRYESORE

Ngjarja në Velipojë, reagon Inspektoriati Teknik: Shpërthimi jo për shkak të bombolave, ja çfarë kishte në bodrumin e lokalit

Ngjarja në Velipojë, reagon Inspektoriati Teknik: Shpërthimi jo

Pas ngjarjes së rëndë në kompleksin turistik “Fishta” në Velipojë ka reagur Inspektoriati Teknik.

Sipas ISHTI nuk kanë qenë bombolat e gazit shkaku i shpërthimit, pasi sipas tyre kanë qenë të kolauduara, por në bodrumin e lokalit ka patur një çisternë 1 mijë litërshe e cila është bërë shkak për shpërthimin.

Ambienti ku ndodhi shpërthimi është në pronësi të Seit Fishtës. Si pasojë e shpërthimit mëngjesin e sotëm, mbetën të plagosur 20 persona mes të cilëve 4 në gjendje të rëndë ku dy prej tyre u nisën me helikopter drejt Tiranës.

“Bombolat e gazit kanë qenë të kolauduara. Inspektorët u futën në ambientet e lokalit. Në bodrumin e lokalit ka patur një çisternë 1 mijë litërshe me gaz për përdorim në kushinë” njofton ISHTI.

Të fundit