Flash News

KRYESORE

Ngjarja në Zharrëz, flet Gramoz Ruçi: Ndodhi për një vijë uji, Meta të mos e politizojë

Ngjarja në Zharrëz, flet Gramoz Ruçi: Ndodhi për një

Deputeti i PS, Gramoz Ruçi ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj një 18 vjeçari në Zharrëz, për të cilin LSI prentendon se është goditur nga kryetari i PS.

Ruçi shprehet se ngjarja ka ndodhur për një vijë uji dhe ka kërkuar nga Meta që të mos e politizojë.

"Dëgjova që ne socialistet paskemi krijuar incident. Meta e Bitri e dini mirë se kanë qenë pjesëtare të familjes socialiste dhe kjo forcë politike nuk mbështet asnjë lloj dhune, pasi nuk do që të vuaj askush atë që ne kemi vuajtur. Distancohemi hapur dhe qartë nga çdo rast dhune. Nëse incidenti ishte për një vijë uji të mos e politizojmë. Gjithsecili është ne korsinë e vete PS, PD, LSI dhe forca të tjera dhe populli është arbitri që do të përcaktojë se kush do ta fitoj garën. Do të fitojë ai ekip që ka mbështetjen më të madhe dhe alternativën më të mirë. Dhuna nuk i përket socialisteve, ndaj të mos politizohen çështje që s’kanë te bëjnë me politiken", ka deklaruar Ruçi.

Ilir Meta emocional në Fushë-Krujë: Zemrën e kam te një 18 vjeçar…

Të fundit