Flash News

KRYESORE

Ngjarja tragjike në Kombinat/ Flet fqinja: Si kishte ndryshuar Zhaneta Josifi kur e pashë për herë të fundit, vajza kishte 2 vjet që s’dilte nga shtëpia

Ngjarja tragjike në Kombinat/ Flet fqinja: Si kishte ndryshuar Zhaneta

Ngjarja tragjike në Kombinat ku nëna me vajzën u gjetën të pajeta pasi dyshohet se janë vetëflijuar pasi besonin në një sekt fetar (Dëshmitarët e Jehovait) dhe te ringjallja pas vdekjes tronditi mbarë opinionin publik natën e mbrëmshme.

Fqinja e Zhaneta Josifit, e cila u gjet e vdekur me të bijën Anisës, 30 vjeç tregon për mediat se prej dy vitesh nëna me dy vajzat nuk dilnin nga shtëpia dhe ishin mbyllur në vetvete.

Madje, herën e fundit që kishte parë 56-vjeçaren ishte 3 javë më parë dhe kishte vënë re se ajo ishte dobësuar shumë.

“Ishte një familje e mirë, më vjen keq që patën një fund të hidhur. Vajzat ishin me shkollë të lartë, njëra për telekomunikacion, tjetra menaxhim biznesi. Pasi dolën nga puna, nuk e di pse e pësuan këtë mbyllje në vetvete, kanë qëndruar mbi dy vjet brenda.

Nuk dilnin fare, madje bashkia u solli ndihma gjatë pandemisë. Nuk kishin vizitorë, kishte një motër Zhaneta që interesohej, por herë ia hapnin derën, herë jo, u bë hasëm me motrën, nuk e donte.

Një herë erdhi dhe policia tre javë më parë. Doli Zhaneta në shkallë me Blertën dhe i tha policisë se nuk kemi ndonjë gjë, por kemi disa hallet tona që do t’i zgjidhim dhe më pas do dalim dhe ne me shokë e shoqe përjashta.

Anisën kisha dy vjet që nuk e kisha parë dhe nuk dilte nga shtëpia, Zhaneta para pandemisë punonte, më pas kur e la punën, kur e kam parë herën e fundit ishte dobësuar shumë.

Ato lëviznin, brenda rrinin në shtëpi, as nuk dëgjoheshin, as biseda asgjë prej gjëje”, thotë fqinja e grave.

Të fundit