Flash News

KRYESORE

Ngjarje e rëndë në Divjakë, humb jetën 40-vjeçari u mor nga uji me të bijën 7 vjeçare

Ngjarje e rëndë në Divjakë, humb jetën

Një 40 vjeçar nga Krutja e Lushnjës humbi jetën në Divjakë, pasi u mor nga rrjedha e ujit bashkë me vajzën 7 vjeçare. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 minuta në plazhin e Divjakës në vendin e quajtur “Ura me dërrasa”, ku shtetasi me iniciale E.B, është marrë nga rrjedhja e ujit nga pakujdesia.  Menjëherë ndërhynë shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë të cilët në bashkëpunim me pushuesit që ndodheshin aty, arritën të shpëtonin vajzën e tij të mitur.

“Pas ndihmës së parë që i është dhënë babait të saj shtetasit E.B, nuk është bërë i mundur shpëtimi i tij e për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë”, sqaron policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Të fundit