Flash News

KRYESORE

Ngjarje e rëndë në Himarë, 57-vjeçari vret me armë zjarri të moshuarin

Ngjarje e rëndë në Himarë, 57-vjeçari vret me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Borsh ku një 57-vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri një person në banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 në lagjen ‘Shkallë’ të Himarës. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se shtetasi  Sokrat Xhuveli ka shkuar në banesën e Hetem Ibrahimajt, 74 vjeç dhe e ka qëlluar me çifte. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Të fundit