Flash News

KRYESORE

Ngjarje makabre në Romë, vëllai vret motrën dhe hedh në kazanin e plehrave

Ngjarje makabre në Romë, vëllai vret motrën dhe hedh në

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në kryeqytetin italian, ku një 62-vjeçar ka vrarë motrën e tij. Përpos faktit se e ka vrarë të motrën e tij e ka bërë atë copa copa dhe e ka hedhur në koshin e mbeturinave.

E gjithë kjo ngjarje makabre ka ndodhur në rrugën ‘Guido Reni’, në Flaminio të Romës. Mediat italiane raportojnë se krimi ka ndodhur për problem ekonomike, dhe se vëlla e motër jetonin në të njëjtin apartament.

Autori i kësaj vrasje Maurizio Diotallevi është marrë në pyetje nga policia dhe vetëm pas disa orësh, ka pranuar se ka vrarë motrën e tij, Nicolletën, 58 vjeçe, dhe më pas e kishte ndarë trupin e në disa copa e më pas e kishte hedhur me kuti në tre kosha me mbeturina.

Ndërkohë që edhe kamerat e sigurisë e kanë nxjerrë zbuluar 62 vjeçarin, ku është kapur i gjithë momenti gjatë natës së 14 dhe15 gushtit teksa hidhte një kuti në koshin e mbeturinave. Ndërkohë, dy kutitë e tjera u gjetën në lagje të ndryshme, ku ishte trupi dhe sendet e saj personale dhe rrobat.

Të fundit