Flash News

KRYESORE

Ngjarjet në Elbasan, Prokuroria thërret hetues e krerë policie. Xhafaj: Policia ka mbështetjen time të plotë!

Ngjarjet në Elbasan, Prokuroria thërret hetues e krerë policie.

Drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Renda, Besim Hajdarmataj, ka thirrur në një analizë prokurorët që po hetojnë ngjarjet e ditëve të fundit në Elbasan.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se në takim janë thirrur edhe drejtues e hetues të policisë, për të analizuar veprimet e deritanishme dhe për të diskutuar mbi masat e tjera të nevojshme për parandalimin e këtyre akteve.

Kujtojmë se ngjarja e pak ditëve më parë në lagjen ‘Syrja Dylgjeri’ në Elbasan, ku mjeti i policisë u godit nga një mjet i blinduar tip ‘Audi’ shkaktoi mjaft debate dhe akuza ndaj policisë.

Makina e blinduar është në pronësi të biznesmenit Petrit Çela dhe policia e ka shpallur në kërkim, ndërsa në lidhje me ngjarjen janë arrestuar 3 persona. Petrit Çela, me anë të avokatit të tij ka kallëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda 6 efektivë, ndër ta dhe Gjergj Oshafin, Nëndrejtorin e Policisë.

Pronari i tregut agro-ushqimor i akuzon efektivët për kryerjen e 9 veprave penale, ku më të rëndat janë ato të shpërdorimit të detyrës, kallëzim i rremë, si dhe deklarata të rreme para prokurorit.

Ndërsa Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha sot në Kuvend se ka urdhëruar një analizë të thellë dhe të plotë për atë që ndodhi pak ditë më parë në Elbasan, kur një makinë e blinduar goditi makinën e policisë.

Duke iu përgjigjur akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, Xhafaj tha se përplasjet mes dy fiseve Capja dhe Cela në Elbasan, kanë nisur që nga viti 2005.

“Deklarata e Bashës ka një qëllim të vetëm, të nxijë realitetin e vendit. Askush në këtë vend dhe kurrë ne nuk do themi që s’ka kriminelë. Kemi pasur dhe kemi kurajon ta shohim të vërtetën në sy, edhe kur ka qenë e dhimbshme edhe për ne. kemi kurajon ta shohim të vërtetën, edhe kur pas asaj fshihen gabimet tona. Ka dy shembuj lidhur me historinë e kultivimit të kanabisit, kur ju ishit ministër: Lazarati dhe Dukagjini, ku kultivimi I kanabisit ishte në mbrojtjen e plotë të shtetit. Ka dhe një histori të këtyre katër viteve që qeveria është përballur, ashtu siç ka pranuar edhe realitetin jo të mirë të vitit të kaluar.

Mes të tjerash Xhafaj tha se aktualisht Prokuroria, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po hetojnë.

“I kam kërkuar Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Drejtorisë së Standardeve që të analizojnë veprimet dhe mosveprimet e policisë. Kam kontaktuar personalisht drejtuesit e lartë të prokurorisë, dhe u kam dhënë atyre mbështetjen tim maksimale dhe mbështetjen e Policisë së Shtetit, në funksion të zbardhjen së ngjarjes, dhe jo vetme të kësaj ngjarje. Në dijeninë time, prokuroria, aktualisht është duke zhvilluar hetime intensive të përbashkëta me Policinë e Shtetit, dhe është rasti që ajo të dëshmojë që është në lartësinë e detyrës. Problemet e policisë në Elbasan do jete pjesë e një analize të qartë për problemet aty. Nuk shfajësoj veprimet e mia apo gabimet e mia që mund të kemi. Reagimi ndaj veprimeve të policisë do jetë edhe më i madh. Ndaj ju kërkoj që ta mbështesni Policinë, pasi në pjesën më të madhe të saj është përbërë nga individë të ndershëm. Për këtë kërkoj mirëkuptim nga publiku. Pres edhe kritika. Pavarësisht se i konsideroj prematurë disa komente në media, por ne ndjekim me vëmendje gjithçka. Duhet të kuptojmë se si prokuroria që është organ përgjegjësi i hetimit dhe policia, që s’kanë thënë anën e vet të ngjarjes, por duhet thënë se ato nuk duhet të kenë të njëjtën pikë vështrimi që kanë, pavarësisht statusit. Krimi është i lidhur me fije të dukshme dhe të padukshme.

Të fundit