Flash News

KRYESORE

Ngjarjet në Vlorë, Basha akuza Ramës: Qytetarët të pambrojtur; policia sulmon ata që të rrezikojnë paratë

Ngjarjet në Vlorë, Basha akuza Ramës: Qytetarët të

Kreu i Partisë Demoktatike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me dy ngjarjet e njëpasnjëshme në Vlorë, ku shtetasit Agron Alushaj iu vendos eksploziv në makinë, ndërsa të shtëna të tjera u regjistruan në lagjen ‘Pavarësia’.

Zhvillime të tilla nuk janë të papritura për Bashën, i cili thekson se policia është e fokusuar të nxjerrë banorët e 'Unazes se Re' nga shtëpitë, duke e lënë vendin në duart e krimit.

“Kur i gjithë shteti dhe policia janë vërsulur të nxjerrin banorët nga shtëpitë e tyre për vjedhjen 40 milionë Euro të Edi Ramës te Unaza, qytetet e Shqipërisë qeverisen nga krimi. Përsëri atentat me tritol dhe përleshje me armë sonte në Vlorë, në vazhdën e atentateve dhe përplasjeve mafioze që kanë përpirë gjithë vendin në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan dhe kudo. Ndërsa Edi Rama sulmon si i lajthitur të gjithë ata që mendon se po i rrezikojnë paratë dhe burgos edhe fëmijët dhe nënat që luftojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, krimi po vret Shqipërinë”, deklaron Basha, duke shtuar se Ramas i intereson vetëm karrigia e pushtetit, jo qytetarët.

“Sepse për Edi Ramën kriminelë janë ata që i kërcënojnë tepsinë. Shikojeni si pëllet i tmerruar se duan t’i marrin karriken, tepsinë, paratë e vjedhura. U merr shtëpitë njerëzve të dëshpëruar, por ulërin si i çmendur se duan t’i marrin karriken. Hajdut dhe i çmendur!”, nënvizoi Basha.

Partia Demokratike është solidarizuar me banorët e ‘Unazës së Re’, të cilët rrezikojnë të mbeten pa shtepi si shkak i çmimit të ulët të kompensimit.

Të fundit