Flash News

KRYESORE

Ngjarjet që bën të ‘famshme’ familjen Ndoka në Lezhë

Ngjarjet që bën të ‘famshme’ familjen Ndoka në

Deri para shtatorit të 2013-ës, familja Ndoka në Lezhë nuk ishte e njohur për mediat e Tiranës. Gjithçka nisi kur Arben Ndoka mori mandatin e deputetit në radhët Partisë Socialiste. Fillimisht, sjelljet e tij në parlamet dhe denoncimet e opozitës bën që edhe mediat ta fokusonin më tepër deputetin e ri.

Arben Ndoka do të bëhej protagonist dhe do të ishte në qendër të lajmeve për disa ditë kur në publik doli një video ku ai goditi me grusht në korridorin e Kuvendit deputetin Gent Strazimiri. Deputeti do të viojonte të ishte në fokus kur PD, thuasje çdo ditë në 2015-ën, do ta listonte Arben Ndokën tek personat me të kaluar të errët dhe që duhet të largohej nga politika.

Krahas opozitës, emri i Arben Ndokës do të lakohej edhe në deklaratat e ambasadorit amerikan derisa deputeti Lezhës u dorëzua dhe vendosi të dorëzonte mandatin dy vite pa kohe. Edhe pas largimit nga Kuvendi Arben Ndoka do të vijonte të lakohej në media.

Ambasadori Donald Lu, në jo pak dalje publike, do të vijonte të përmendte largimin e Ndokës nga Kuvendi si një sukses të ligjit të dekriminalizimit ndërkohë që edhe vëtë Ndoka replikonte në Facebook duke bërë që të merrte vëmendje mediatike. Emri i Arben Ndokës do të shfaqej në media edhe në fushatën e fundit ndërkohë që në skenë do të shfaqej edhe nipi i tij.

Ky i fundit, u akuzua për incidente gjatë fushatës elektorale ndërkohë që u arrestua vetëm pak javë më parë. Ngjarja e së shtunës vendsoi edhe një herë në qendër të vëmendjes familjen Ndoka këtë herë për një ngjarje të rëndë, vrasja e Aleksandër Ndokës, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka.  

 

Të fundit