Flash News

KRYESORE

Ngjela: Eliminimi i Kurtit ndodhi me ‘bekimin’ e politikës amerikane

Ngjela: Eliminimi i Kurtit ndodhi me ‘bekimin’ e politikës

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në “360 gradë” me Artur Zhejin u shpreh se largimi i Albin Kurtit nga qeveria e Kosovës u bë me “bekimin” e politikës Amerikane.

Eliminimi i Kurti nuk mund të ndodhte pa politikën amerikane. Por në të njëjtën kohë ne e dimë se ishte ekstreminist. 

Politika amerikane mes dy të këqija zgjedh atë më të voglën, edhe pse me të keqen më të vogël përfiton armiku i tyre. Po ti qëndrojmë strikt shkollës politike amerikane, ata zgjodhën këtë të keqe më të vogël.

Vuçiç prandaj është i mërzitur se tha vdiq çështja e shkëmbimit të territoreve, por gjithsesi do të përpiqet”, tha Ngjela.

Ngjela u shpreh se nuk do të ketë ndërrim territoresh.

“Sipas mendimit tim ndërrim territoresh nuk mund të ketë. Pra, duke u nisur nga kjo politikë, që të gjithë deklarojnë që nuk ka ndërrim territoresh dhe unë e konsideroj si shkakun kryesor të eliminimit të Kurtit tendencën për Nishin, se ai kështu tha për bashkimin kombëtar”, tha Ngjela.

Të fundit