Flash News

KRYESORE

Ngjela: Fisi i Dules ka ardhur nga Anadolli, grekët fakirë që po i përbuz historia

Ngjela: Fisi i Dules ka ardhur nga Anadolli, grekët fakirë që po

Avokati Spartak Ngjela e ka quajtur turp për shtetin grek atë që ndodhi dje në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Sipas tij, një mijë njerëz pa vlerë shoqërore, erdhën dje të dehur me marrëzi në varrin e banditit, Kosntandin Kacifas, ku policia ua tregoi vendin, por edhe më e ashpër duhet të kishte qenë.

“Edhe Vangjel Dulia me ta. Edhe Vangjeli i shkretë, si fis, i ardhur nga Anadolli është, nuk është autokton këtu. Ku ka grekë këtu, mor Dule ziu! Grekë nuk ka në Athinë, e ju vini "të çlironi grekët" në Shqipëri. As Donkishoti nuk do ta kishte projektuar dot këtë lloj marrëzie. .Këta të fantaksur kanë marrë fund. Nuk dinë ende se ku janë. Asgjë nuk i bëjnë dot tanimë Shqipërisë dhe shqiptarëve këta të ardhur nga Anadolli e nga Lindja e Mesme që kujtojnë se, me falsitetin historik të shtetit grek, janë ende të fortë si pushtues territoresh shqiptare.” ,shkroi Ngjela në Facebook.

Ai mendon se Shqipëria dhe shqiptarët kanë hyrë në një proces rivlerësimi historik nga shkenca e madhe e historisë botërore. Gjuhën shqipe nuk e zhdukën dot, as grekët dhe as serbët, me të gjithë zjarrin që hodhën kundër saj. Dhe sigurisht që, të dy këta shtete, të ngritur mbi varret e shqiptarëve të vrarë prej tyre, edhe Greqia edhe Serbia, janë nën shqetësimin e së vërtetës.

Të ardhurit po kërkojnë të çlirohen nga vendasit autoktonë: komedi e madhe! Në thelb, këta janë fakirë që po i përbuz historia. Kjo është e vërteta.” përfundoi ai.

Të fundit