Flash News

KRYESORE

Ngjela: Opozita flet me ‘memecllëk’, s’e ka nxjerrë arsyen e shembjes së ndërtesave nga tërmeti

Ngjela: Opozita flet me ‘memecllëk’, s’e ka nxjerrë

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në A2 e cilësoi opozitën ‘memece’, pasi sipas tij nuk i kanë nxjerrë arsyet e shembjes së ndërtesave pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ai tha se opozita flet, por me ‘memecllëk’.

Ngjela shtoi prishja e banesave nga tërmeti është korrupsion shtetëror në bashkëpunim me mafien e ndërtimit.

“Unë kam qenë i pari që kam thënë se është vrasje. Këta e kanë cilësuar vrasje në rrethana të cilësuara. Është njësoj si ta vrasësh me shpërthim bombe.. Ata që duan të ndërtojnë reformën për moralitetin në Shqipëri, që janë ndërkombëtarët e nivelit të lartë, tashmë u erdhën faktet e reja. Këtu ka qenë pylli më i bukur në Ballkan. Nga Kavalishenca deri në fund të Golemit ka qenë pyll me pisha dhe pronë shtetërore. Kush e bëri pronë private? Një kryeministër e ka bërë, futeni në burg. Golemi është goditja më e rëndë. Atje nuk pati të vdekur pasi nuk kishte plazh, se bilanci do të ishte shumë më i rëndë”, tha Ngjela në A2.

Të fundit