Flash News

KRYESORE

Ngjela pas dënimit të Berishës nga gjykata: Nuk ka shpifur, goditje politike ndaj tij

Ngjela pas dënimit të Berishës nga gjykata: Nuk ka shpifur,

Avokati Spartak Ngjela mendon se ish kryeministri Sali Berisha nuk ka shpifur, pavarësisht se ai u dënua nga Gjykata Civile me gjobë për një postim të bërë në Facebook kundër kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ngriti padi penale ndaj ish liderit të PD-së për një informacion të postuar më 15 tetor të vitit të kaluar, ku shkruante se negociatat nuk u hapën, pasi kreu i qeverisë përkrahte trafikantët e drogës.

Sipas avokatit kemi të bëjmë me një lajm politik që mund të ketë interpretim rreth faktit, por nuk ka shpifje.

“Jo s’ka shpifje atje. Shpifja do qëllim të posacëm kundër personalitetit tënd. Shpifja kërkon qëllim të posaçëm kundër individit. Ky ishte lajm politik dhe nuk kishte lidhje me individin.

Këtë se dimë, mund të ketë qenë gjyqtar i paaftë. Shpifje nuk ka njëherë. Ljami ishte për shpifje. Kjo është shumë e vështirë të prodhohet dhe kërkon qëllim të posaçëm kundër individit dhe jo kundër partisë”, tha Ngjela për Abc news.

Ngjela e cilësoi ligjin anti-shpifje një paçavure.

“Nëse ai ka gjykatën nuk ka çfarë i duhet ligji. Shpifja nuk mund të jetë objekt i ligjit. Ka një anë subjektive e cila kërkon një qëllim të posaçëm kundër individit. Duhet të jetë lajm i pavërtetë i shpikur nga ty dhe kundër meje. Kurse ligji që ka bërë Rama është një paçavure. Nuk zgjidh asgjë.

Rama e ka me pasion nuk e ka me intelekt. Unë jam kundërshtar me Saliun, por gjithsesi nuk mund të dal kundër profesionit. Ajo ishte politike. Ajo është goditje politike. Të paktën shpifje nuk ka. Mund të ketë interpretim rreth faktit, por nuk ka shpifje”.

Të fundit