Flash News

KRYESORE

Ngjela: Rama bëri gabim që deportoi mësuesin turk, shkeli të drejtën ndërkombëtare

Ngjela: Rama bëri gabim që deportoi mësuesin turk, shkeli të

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se me deportimin e mësuesit turk Harun Çelik të akuzuar si pjesë e lëvizjes Gylen, kryeministri Edi Rama ka shkelur të drejtën ndërkombëtare me këtë akt.

Ai tha se kreu i qeverisë për t’i rinë në sy presidentit turk Rexhep Taip Erdogan ka veshur brekushe, kështu që një veprim i tillë pritej..

“Derisa vesh brekushe për ta afektuar Erdoganin, do të dorëzonte dhe këtë. Ku di Rama se çfarë është e drejta ndërkombëtare. Rama nuk njeh ligjin e brendshëm të vetin. Bëri gabim.”, tha Ngjela në Ora News.

Ai komentoi edhe depërtimin e pesë shtetasve turq nga Kosova drejt Turqisë, në të njëjtat rrethana.

“Atë e bëri Thaçi dhe tha nuk e dija. Erdoganin me Iranin e ke, edhe Beogradi. Shqipëria është e fortë nuk e prek njeri me aleancën e madhe që ka. Kot lodhen. Rruga më e mirë e tyre është ti nënshtrohen fatit.”

Mbrëmjen e së mërkurës, policia shqiptare dëboi Çelikun, që gjashtë muaj më parë ishte kapur në Rinas në tentativë për të ikur me dokumente false drejt Kanadasë.

Të fundit