Flash News

KRYESORE

Ngjela shpjegon përfitimin e Serbisë nga Shengenin Ballkanik në kurriz të Shqipërisë

Ngjela shpjegon përfitimin e Serbisë nga Shengenin Ballkanik në

Avokati Spartak Ngjela shpjegon arsyet se përse Shqipëria humbet nga projekti i Shengenit Ballkanik.  Sipas tij, Serbia është në rënie drastike, por po përfiton nga sjellja e kryeministrit Edi Rama.

“Serbia vajti t’i merrte të gjitha dhe i ka humbur të gjitha. Vajti të merrte 70% të Bosnjës, 30 % të Kroacisë dhe 100% të Kosovës.

Tani kërkon të marrë revanshin, ka gjetur Ramën, të paktën kështu na shkon mendimi. Këtu lind problemi pse nuk fiton dhe dëmtohet Shqipëria më një mini-Shengen, nuk është vetëm mini-Shengen. Është heqja e doganave.”, tha ai në Top Channel.

Ngjela e shikon si problem faktin që vendi ynë nuk prodhon mall.

“Mallrat i ka shkatërruar në vitet 90-të. Shkatërruan të gjithë ekonominë shqiptare. Se kush i ka urdhëruar dhe pse e bënë do ta nxjerrë historia.

Aktualisht prodhim nuk ka, po me se jetojmë? Shqipëria nuk ka eksportuar mall, po ka eksportuar punë, sa? 1.5 milion shqiptarë kanë ikur se kanë kushte të këqija dhe të vjen paraja e punës që merret në migrim. Po mallrat? Mallrat t’i sjell Serbia.

Kurti tremb edhe Ramën edhe Beogradin, pse? Sepse është një politikan i nivelit të lartë artikulohet politikisht më mirë nga këta, ai është fenomen në politikë.”

Të fundit