Flash News

KRYESORE

Ngjela: Shqiptarët sot ndihen si pa atdhe, SPAK të hetojë të korruptuarit e lartë

Ngjela: Shqiptarët sot ndihen si pa atdhe, SPAK të hetojë të

Avokati Spartak Ngjela është mjaft kritik me drejtuesit shqiptarë, të cilët sipas tij e kanë varfëruar popullin dhe kanë sjellë një pesimizëm të madh.

“Varfëria e imponuar nga grabitësit e vlerave kombëtare, për një shoqëri, është pushtim i saj dhe i atdheut. Kjo është arsyeja që shqiptarët sot ndihen si të janë pa atdhe. Dhe, pesimistë në masë, që po kërkojnë të lënë Shqipërinë. Por, nuk është e vogël edhe pjesa që ka revoltë të brendshme.

Pesimistët nuk besojnë se mund të ndryshojë kjo gjendje, kurse të revoltuarit presin ndëshkim nga SPAK-u, kundër korrupsionit të lartë shtetëror.”, shkroi Ngjela në Facebook.

Ai mendon se tani që Prokuroria e Posaçme u ngrit, detyra e SPAK-ut duhet të jetë: ngritja e akuzave për korrupsionin e të korruptuarve të lartë.

“Vetëm ky proces i krijon njëherësh Shqipërisë zhvillimin ekonomik dhe shqiptarëve mundësinë për të rifituar atdheun e tyre të grabitur në të gjitha vlerat. Por kjo arritje, që po vjen me anë të ndihmës së politikës amerikane, është në fakt shpërblimi që shqiptarët presin të marrin si mirënjohje për proamerikanizmin e tyre të pashoq sot në rrafsh botëror. Dhe patjetër që do ta marrin.

Shqiptarët duan dhe po presin ndëshkimin e korrupsionit të lartë shtetëror, i cili është sjellësi i fatkeqësisë së tyre.”, shkroi avokati në profilin e tij.

Të fundit