Flash News

KRYESORE

Ngjela: Shumë shpejt FBI do ta nxjerrë Ramën jo-legjitim për të drejtuar vendin!

Ngjela: Shumë shpejt FBI do ta nxjerrë Ramën jo-legjitim për

Ish-ministri i Drejtësisë, avokati i njohur Spartak Ngjela, në analizën e tij të radhës së publikuar në rrjetete sociale, ka arritur në përfundimin, se e gjithë lëvizja që kanë ndërmjarrë Shtetet e bashkuara në Shqipëri, përmes edhe FBI-së së tyre, do të sjellin largimin e Edi Ramës nga politika.

Shkruan Ngjela:

Shenjat janë që politika amerikane i ka vendosur në një lidhje logjikë të arsyetuar: çështjen Tahiri; çështjen e fenomenit kanabis në Shqipëri; pushimin nga puna në administratën shtetërore dhe emërimet e reja aty në prag të zgjedhjeve politikë të këtij viti; si dhe implikimin e zyrtarëve të lartë në pushtetin vendor, në qytetet e mëdhenj të vendit, me bandat kriminale.

E gjithë kjo tablo sigurisht që shumë shpejt, pas hetimit radikal që po ushtrohet nga FBI në Tiranë, do vijë në përfundimin se qeveria Rama nuk mund të ketë legjitimitet për të drejtuar vendin. Por edhe me mendimin e politikës së lartë ndërkombëtarë që, nëpërmjet autoritetit atlantik Shqipëria të drejtohet nga një qeveri besimi antikorrupsion.

Nëse ky proces do drejtohet nga politika USA dhe BE, Askush nuk mund të kundërshtojë më në Shqipëri, se do ketë mbështetjen e madhe të të gjithë shqiptarëve, që më këtë rast do të pushtohen nga një optimizëm real dhe i vërtetë.

Duhet të presim rezultatet e hetimit të FBI - së që do të vinë shpejt...

Të fundit