Flash News

KRYESORE

Ngjela: Teatri Kombëtar duhej mbajtur muze, nevojiten mbi 100 milionë lekë për të riun

Ngjela: Teatri Kombëtar duhej mbajtur muze, nevojiten mbi 100 milionë

Avokati Spartak Ngjela është i mendimit se Teatri Kombëtar duhej të ishte mbajtur si muze, pasi ajo ka edukuar elitën e kryeqytetit.

Në një intervistë me gazetaren Matilda Mcini ne studion e TV Ora News, Ngjela u shpreh se teatri i ri nuk mund të ndërtohet me një fond prej 30 mln eurosh, por argumentoi se nevojiten mbi 100 milionë lekë.

Ka ardhur koha që çdo njeri të marrë përgjegjësi për ngritjen e Teatrit Kombëtar. Po bëhen me drama të mëdha. Elitën e këtij qyteti e ka edukuar teatri. Ishte pikërisht teatri që solli në mënyrë praktike frazën shqipe të komunikimit në nivel të lartë. E bëri teatri dramatik. Tani ka ardhur koha që nuk mund të qajmë të vdekurin. Unë kam qenë ndër të vetmit që kam thënë se duhet mbajtur si muze. Tani ka ardhur koha të mendohet jo vetëm për një teatër të madh. Me 20-30 milion nuk bëhet një teatër. Duhet mbi 100 mln. Duhet që brenda atij teatri të implementohet e gjithë historia e teatrit shqiptar. Duhet që brenda një teatri me 8 mijë metra katror nuk mund të bëhet, duhet të paktën 15 mijë metra katror. Mos të lejohet shteti të bëhet si të dojë. Defekti kryesor i kësaj kohe ishte se bota akademike, akademia e shkencave, universitetet nuk folën fare. Kanë qenë në një konflikt të brendshëm. Të gjithë aktorët e mëdhenj që kanë luajtur në atë sallë, qanin që luanin në atë sallë. Por ajo mund të qëndronte si muze. Unë nuk di se kush po paguan që të gjymtojë kulturën shqiptare. Ishte inerci kjo që ka ndaluar një fenomen anti kulturës shqiptare apo është vazhdimësi kundër kulturës shqiptare dhe gjuhës shqipe”, tha Ngjela.

Të fundit