Flash News

KRYESORE

Ngjela: Votova në 30 qershor. Konsiderata për deputetin Kujtim Gjuzi

Ngjela: Votova në 30 qershor. Konsiderata për deputetin Kujtim Gjuzi

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se ka votuar me 30 qershorit, pavarësisht mungesës së opozitës. Në studion lajmevë të Ora Neës, ai nuk pranoi të bëntë ndonjë koment për akuzat se KQZ ka mbushur kutitë me vota fiktive.

“Çfarë më duhen mua, ik në gjykata. Provat i nxjerr gjykata”, deklaron Ngjela.

Për opozitën re, Ngjela ka vetëm fjalë pozitive, pasi artikulohet mire politikisht. “Tani nuk kanë as tribunë, ku do të mbrohen.Le që nuk dinin të mbroheshin në parlament, flisnin kot.Gjëra pa asnjë vlerë. Është më mirë kjo opozitë se ata. Ata nuk artikulonin mirë”.

Pyetur nëse i pëlqen më shumë opozita me Kujtim Gjuzin sesa me ish-deputetët, ai përgjigjet: “Përjashtimi nuk rrëzon rregullin. Ka njerëz shumë të aftë atje. Ata artikulohen politikisht, nuk artikuloi opozita politikisht. Ngriheshin, iknin nga parlamenti, ktheheshin. Ata që kam parë unë (nga opozita e re) flasin shumë mirë”.

Të fundit