Flash News

KRYESORE

Ngjeshet kalendari i Vettingut; Gjyqtari që liroi Tom Doshin për kallëzim të rremë del përpara KPK-së

Ngjeshet kalendari i Vettingut;  Gjyqtari që liroi Tom Doshin për

Këtë javë, në sitën e vetingut do të jenë të paktën pesë subjekte. Sipas njoftimit të KPK-së,e hëna do të nisë me Artan Zenelin, gjyqtarn e Gjykatës së Lartë. Zeneli do të jetë përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në orën 13:00. Trupa gjykuese përbëhet nga Etleda Çiftja, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine.

Ai njihet si gjyqtari që kundërshtoi kolegët e tij duke dhënë votën pro lirimit të Tom Doshit, i arrestuar asokohe për kallëzim të rremë. Është gjyqtari që refuzoi rekursin e prokurorisë për 21 janarin, e po ashtu gjyqtari që ka në dorë fatin e Ermal Hoxhës, nipi i ish-diktatorit, i cili kërkon pafajësi nga akuza për trafik droge.

Po ashtu, një ditë më pas, ditën e martë, do të kemi në veting gjyqtaren e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Nertina Kosovën. Seanca për gjyqtaren Kosova mbahet në orën 11:00 dhe trupa gjykuese përbëhet nga Firdes Shuli, Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj.

Po atë ditë, në orën 13:00, përballë KPK-së do të jetë Antoneta Sevdari, prokurore e Prokurorisë së Tiranës. Më pas, ditën e mërkurë, më 18 korrik, përballë KPK-së do të jetë Ervin Metalla, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe Arben Nela, prokuror i Prokurorisë së Tiranës.

Të fundit