Flash News

KRYESORE

Ngjitur me kishën e “Shën Stefanit” në Dhërmi po ndërtohet. Ku shkoi ligji për ndërtimet në bregdet?

Në një prej portaleve të qytetit të Vlorës ka mbërritur një denoncim nga një qytetare e cila ka fotografuar disa ndërtime që po bëhen pranë kishës  së “Shën Stefanit” në Dhërmi.

Denoncimi:

“Mirmëngjes jam një qytetare që po bëj pushimet në Dhërmi më shqetëson një panoramë shumë e keqe ,afer detit dhe një vend shumë i bukur që vizitohet nga qindra turistë këtu po ndërtohet ,po shikoj punëtorë kanë dite qe po punojnë ,çfarë po bëhet ,çfarë po ndërtohet 50 metra larg detit ku ka dal një ligj qe nuk lejohet ndertimi në bregdet .Me shqetëson fakti se punëtorët të pa përgjegjshëm nga kush urdhërohen po ndërtojnë ngjitur me ”Kishën e Shën Stefanit” në plazhin e Dhërmiut që është monument kulture vetem dy metra larg turp.Pyeta disa banorë të zonës dhe më thanë se policia është në dijeni ,po nuk po bëhet asnjëgjë për ti ndaluar këta kriminel që duan vetëm të shkatërojnë dhe të prishin bukurit natyrore që ka ky vend, edhe ne këto momente po punohet Zotërinj pushtetar ndali këta njerëz ,po ju nis foto dhe video FLM Vlora News”

Të fundit