Flash News

KRYESORE

“Ngrirja” e koncesioneve/ Eksperti: Asnjë masë në 5 vjet, qeveria po bën show-n e radhës

“Ngrirja” e koncesioneve/ Eksperti: Asnjë masë në 5

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një deklaratë për mediat para disa ditësh, ka njoftuar për ngrirjen e koncesioneve jo-operative për ndërtimin e HEC-eve.

Eksperti për çështjet e energjisë, Gjergj Bojaxhi, në një intervistë për ‘Monitor’, thekson se “ngrirja” e kontratave është thjesht një show mediatik dhe nuk pritet të ketë ndonjë rezultat konkret.

Bojaxhi shprehet se qeveria ka pasur 5 vite kohë për të ndaluar kontrata në Parqe Kombëtare apo të mbyllë shtigjet ligjore që lejojnë këtë pjesë dhe nuk ka bërë asgjë.

“Do të thoja se nuk ka asnjë bazë ligjore për të ashtuquajturën “ngrirje të kontratave”. Ose ka një kontratë, ose nuk ka. Deklarata për ngrirje kontratash është një absurditet ligjor, i cili rrit kostot financiare të këtyre projekteve për shkak të paqartësisë dhe pasigurisë ligjore që krijon për financimin dhe vazhdimin e tyre”, sqaron Bojaxhi.

Të fundit