Flash News

KRYESORE

Ngritën statujën në nder të tij, trajneri i Uruguajit tregon arsyen përse e refuzoi

Ngritën statujën në nder të tij, trajneri i Uruguajit tregon

Trajneri i përfaqësueses së Uruguajit, Oscar Tabarez, ka refuzuar propozimin e bërë nga Bashkia e Montevideos për vendosjen e një statuje në nder të tij në qendër të qytetit.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesit e Bashkisë së Montevideos që kanë konfirmuar gjithçka, duke shpjeguar edhe arsyen e refuzimit të Tabarezit në lidhje me këtë çështje.

Sipas tyre, Tabarez e refuzoi ngritjen e statujës, pasi do të shkatërronte frymën e bashkimit, të cilën po kërkon që ta krijojë dhe inkurajojë te përfaqësuesja uruguajane.

Tekniku 71-vjeçar ka qenë në stolin e Uruguajit në 4 edicione të Kupës së Botës, përkatësisht në vitin 1990, 2010, 2014 dhe 2018.

Tani, ai është gati të vendosë rekorde të reja, por pa nderime speciale siç është rasti i ngritjes së statujës së tij në qendër të kryeqytetit uruguajan.

Të fundit