Flash News

KRYESORE

“Ngritja dhe rënia e Shtetit Isamik ISIS”, Ministri Demiraj promovon librin e tij të 29-të

Ministri i Punëve të Brendshëm, Dritan Demiraj ka promovuar librin e tij ‘Ngritja dhe rënia e Shtetit Isamik ISIS’.

Demiraj tha gjatë fjalës së tij se libri është është një analizë e detajuar e al-Qaedës, ISIS-it, dhe të gjithë grupeve të përfshira në këtë konflikt, të cilat demonstruan dhe përdorën terrorizmin në Irak, veçanërisht të ish nëpunësit dhe ish ushtarakët e Sadamit në bashkëpunim me al-Qaedën në Irak dhe Siri.

Të pranishëm në këtë event, ishin Presidenti i vendit Ilir Meta, kreu i SHISH Visho Ajazi Lika, Princ Leka. ministri teknik i Drejtësisë, dhe mjaft personalitete të tjera.

“Ndjehem i privilegjuar dhe i emocionuar të prezantoj librin tim të fundit “Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik, ISIS” përpara një audience të tillë të mbushur me personalitete nga të gjitha fushat e jetës publike.

Botimi i këtij libri do të ndihmojë që të kuptohet më mirë se kush e filloi kryengritjen e Irakut pas ndërhyrjes Amerikane dhe se si kjo kryengritje ka kontribuar në krizën dhe në situatën e sotme?

Ky libër është është një analizë e detajuar e al-Qaedës, ISIS-it, dhe të gjithë grupeve të përfshira në këtë konflikt, të cilat demonstruan dhe përdorën terrorizmin në Irak, veçanërisht të ish nëpunësit dhe ish ushtarakët e Sadamit në bashkëpunim me al-Qaedën në Irak dhe Siri.

Ky libër gjithashtu është një analizë e hollësishme për të kuptuar sesi Iraku dhe Siria futen në strategjinë e Lindjes së Mesme dhe të aktorëve dhe faktorëve që përplasen për tu ripozicionuar ose mbajtur këtë terren” tha Demiraj.

 

Të fundit