Flash News

KRYESORE

Ngritja e KLGJ-së dhe KLP-së, mesazhi i fortë i ambasadorit Lu: Kam më shumë besim në një përzgjedhje të rastit sesa në përzgjedhjen nga politikanët

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka reaguar pas përzgjdhejs së anëatrëve të KLGJ-së dhe KLP-së.

Në një postim në faqen zyrtare të ambasadës amerikane, Lu thotë se poltikanë, në të majtë dhe në të djathtë, kanë frikë nga reforma në drejtësi teksa shton se kjo reformë ka hedhur një hap përpara.

“Politikanët, në të majtë dhe në të djathtë, kanë frikë nga reforma në drejtësi. Mos u përqëndroni në lajmin e keq se politikanët dështuan sërish të bashkëpunojnë në përzgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së. përqëndrohuni në lajmin e mirë se Kushtetuta e kishte parashikuar këtë gjë dhe sot i përzgjodhi anëatrët në mënyrë rastësore. Unë kam më shumë besim në një përzgjedhje të rastit sesa në përzgjedhjen nga politikanët. Reforma në drejëtsi ka hedhur një hap përpara”, shprehet ambasadori Lu.

Të fundit