Flash News

KRYESORE

Ngritja e SPAK, Balla: Përgjigje për ata që thonë se Reforma në Drejtësi po ecën ngadalë

Ngritja e SPAK, Balla: Përgjigje për ata që thonë se Reforma

Qeveria ka publikuar sot planin se si do të funksionojë paketa e posaçme anti-KÇK.

Po sot është ngitur edhe Struktura e Posaçme Anti-korrupsion e njohur ndryshe si SPAK, e cila do të hetojë korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duke iu uruar suksese tetë prokurorëve të SPAK, të zgjedhur ditën e sotme, shkruan se kjo është në përgjigje për ata që nuk i besojnë reformës në Drejtësi.

“Kush thotë që Reforma në Drejtësi po ecën ngadalë, apo për disa syresh që ende shpresojnë se Reforma mund të pengohet apo të dështojë, sot morën edhe një përgjigje tjetër të fortë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi tetë prokurorët e SPAK. Punë të mbarë prokurorëve specialë në luftën kundër korrupsionit dhe çdo lloj forme KÇK👍🇦🇱🇪🇺🇺🇸”, shkruan Balla në Facebook.

Të fundit