Flash News

KRYESORE

Ngujimi i studentëve, reagon Rama: Kjo maskaradë nuk do ta devijojë rrugën e nisur

Ngujimi i studentëve, reagon Rama: Kjo maskaradë nuk do ta

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngujimit të studentëve tek fakulteti i Ekonomikut dhe i Juridikut në shenjë proteste për mosplotësimin e 9 kërkesave të tyre. Rama shkruan se kjo maskaradë nuk do të devijojë rrugën e nisur.

Kreu i qeverisë thotë se Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen financiare për tarifat.

“U kërkoj ndjesë e mirëkuptim studentëve e prindërve,që përmes mijëra mesazhesh ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit. Përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit.

Kjo maskaradë s’do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët. Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare, sipas Vendimit të Qeverisë. Ministria e Financave ka nisur sot punën për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet, student për student”, shkruan Rama.

Të fundit